ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti, ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Dalip Xhakoi në fshatin Papër të Elbasanit. Mësohet se pas hetimeve, është zbuluar autori i aksidentit. Në momentin e aksidentit, drejtuesi i mjetit ishte larguar nga vendngjarja.
Por tani bëhet me dije se, autori që akuzohet si autori i kësaj ngjarje është aratisur drejt Italisë. Dalip Xhakoi u gjet më 23 dhjetor pa shenja jete anash rrugës në Papër të Elbasanit. Viktima është aksidentuar nga një makinë, e cila është larguar më pas nga vendi i ngjarjes. Ai është lënë anash rrugës për rreth dy ditë, pasi banoret e zonës kanë menduar se ishte ne gjumë.