Ikje e bujshme nga Partia e Lirisë, deputeti shkodran i bashkohet PS!

0

Agron Çela, një ndër deputetët më të spikatur të kryeqendrës së veriut, duket se është drejt bashkimit me Partinë Socialiste. Çela drejtoi një vitin 2021 fushatën e LSI dhe arriti të nxirrte i vetëm mandatin e deputetit, me të cilin përfaqësohet në Kuvend.

Mirëpo, duke se pakënaqësitë me forcën politike që dikur drejtohej nga Kryemadhi e sot nga Ilir Meta, e kanë shtyrë Agron Çelën drejt një vendimi të fortë. Burime bëjnë me dije se deputeti shkodran ka vendosur “të braktisë” Partinë e Lirisë dhe t’ju bashkohet socialistëve.

Këto zëra dolën dhe një vit më parë, pas bashkimit të Nasip Naços me PS e drejtuar nga Edi Rama, mirëpo Agron Çela i mohoi dhe tha se ato synonin të krijonin konflikte të paqena. I respektuar gjerësisht në Shkodër dhe me një mbështetje të madhe, duket se Çela dhe lidershipi i ri i PL kanë përplasje në bindjet e tyre.

Deputeti shkodran ka qenë kundër disa prej vendimeve të ish-LSI, siç ishte djegia e mandateve që e rrudhi këtë forcë politike. Ai ka pritur rikthimin e Metës, por duket se përveç emrit, ky i fundit nuk solli asnjë ndryshim në Partinë e Lirisë duke shtyrë dhe më tepër Agron Çelën drejt largimit.

Ai ka munguar në disa mbledhje të Partisë së Lirisë dhe zërat janë se shkëputja tashmë ka ndodhur. Megjithatë, një konfirmim zyrtar mungon, nëse Agron Çela do të qëndrojë si i pavarur në Kuvend apo do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar socialist.

Agron Çela njihet për një miqësi të hershme me deputeten socialiste Elisa Spiropali, e cila aktualisht është dhe ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Po ashtu, Spiropali është edhe drejtuese politike e Qarkut Shkodër për Partinë Socialiste.

Mesditën e djeshme, Agron Çela ka qenë në Shkodër, pranë njerëzve dhe ka organizuar një drekë të madhe për gratë dhe vajzat. Në prag të ndërrimit të viteve, deputeti i majtë ka mbledhur më shumë se 650 gra dhe vajza.

“Qindra gra dhe vajza nga qyteti i Shkodres kane marre pjese ne dreken festive te ketij fundviti, nje tradite organizimi kjo e pervitshme nen kujdesin e deputetit te qarkut te Shkodres, Agron Çela! Per disa ore ato festuan se bashku, ne nje atmosfere entuziaste nen shoqerine e kengetareve te shumte dhe te njohur nga publiku i gjere, te cilet ishin ftuar nga oganizatoret enkas per kete aktivitet”, shkruan Çela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu