IKMT aksion në Ksamil, Cikuli: Subjektet po shkatërrohen pa asnjë paralajmërim, pronarët e tyre kanë frikë të reagojnë

0

IKMT ka nisur sot një aksion për prishjen e njësive të shërbimet dhe plazheve të ndërtuara në zonën nga Gjiri i Hartës deri në hyrje të Ksamilit.

Aksioni mbështetet nga forca të shumta të Policisë së Shtetit. Në këtë zonë përfshihen rreth 10 njësi shërbimi beach bar, të cilat janë ndërtuar kryesisht përgjatë muajve të pandemisë. Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga asnjë prej pronarëve të këtyre subjekteve.

Kandidati PD për bashkinë e Sarandës, Ardit Cikuli, ka dalë mbrëmjen e sotme nga vendi ku edhe kryhen prishjet me një deklaratë. Ndërsa i quan të padrejta prishjet Cikuli shprehet se pronarët e këtyre objekteve tremben të reagojnë.

Subjektet, të cilat kanë qenë të identifikuara , kanë paguar taksa tatimore, kanë paguar taksë plazhi , kanë pasur energji elektrike dhe ujë të lidhur po nga ky shtet.

Subjekte të cilat shkatërrohen pa asnjë paralajmërim shkresor paraprak dhe pa u respektuar asnjë ligj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu