“Ikni vetë ose ju hoqëm”- , administrata Biden i bën spastrim zyrtarëve të caktuar nga Trump!

0

Shtëpia e Bardhë njoftoi se u ka kërkuar 18 personave të emëruar gjatë administratës Trump të japin dorëheqjen nga bordet e akademive ushtarake, me argumentin se Presidenti Joe Biden kërkon që në këto pozicione të jenë zyrtarë “në një linjë me vlerat e kësaj administrate”

Zyrtarëve, 6 në secilin bord, në atë të Vizitorëve të Akademisë së Aviacionit, Akademisë Ushtarake dhe asaj Detare,  u kërkua të largoheshin, por nëse kjo nuk ndodh detyra e tyre konsiderohet e përfunduar prej orës 6 pasdite.Mes personave që u është kërkuar të japin dorëheqjen janë Kellyanne Conway, ish-këshilltare e Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës Trump dhe Sean Spicer, ish-zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nën ish-presidentin republikan.

“Do të lë të tjerët të vlerësojnë nëse ata mendojnë se Kellyanne Conway dhe Sean Spicer, e të tjerë, janë të kualifikuar për të shërbyer në këto borde”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një konferencë për shtyp. Por në një postim në Twitter drejtuar Presidentit Biden zonja Conway shkruante:

“Unë nuk jap dorëheqjen, por ti duhet ta japësh”. Spicer, i cili shërben në Bordin e Vizitorëve në Akademinë Detare, tha në emisionin e tij në televizionin Newsmax të mërkurën se nuk do të largohej nga detyra.

“Nuk do ta paraqes dorëheqjen dhe do bëhem pjesë e një procesi gjyqësor kundër këtij vendimi”, u shpreh ai dhe ish-shefi i Buxhetit në administratën Trump, Russ Vought bëri gjithashtu të ditur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, ndërsa theksoi se mandati i tij është tre vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here