IKSHPK rekomandon shtyrjen zgjedhjeve lokale në Kosovës

0

Në një letër drejtuar Presidencës, Task Forca e IKSHPK-së ka thënë se rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka sugjeruar që të shtyhet procesit zgjedhor i tetorit në raport me gjendjen epidemiologjike në vend.

“Rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, – thuhet në letrën që IKSHPK-ja ia ka dërguar presidentes Osmani.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte kërkuar gjatë të premtes nga Task Forca e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës opinionin profesional për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu