“Ilir Meta do jetë kandidati i foltores për kryeministër”, Nikoll Lesi bën deklaratën e fortë: Çfarë thuhet në statutin e ri që kërkon Berisha

0

Ish deputeti dhe botuesi Nikoll Lesi ka bërë një deklaratë ku thuhet se pritet që Ilir Meta të jetë kandidati i foltores për të qenë kryeministër i Shqipërisë.

 

Ish deputeti tha se, kjo është arsyeja që Sali Berisha po kërkon të ndryshojë statutin, ku të mos jetë e detyrueshme që kryetari i partisë të jetë domosdoshmërish kryeministër.

 

Sipas Lesit, Meta është një nga politikanët që ka bërë opozitën më të fortë edhe kur Basha ka heshtur.

 

Nikoll Lesi: Në statutin e ri që kërkon të bëjë Berisha, thuhet që nuk është e domosdoshme që kryetari i partisë të jetë kryeministër. Kjo bëhet për të patur Ilir Metën kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Kryetar i PD-së Sali Berisha dhe kandidat për kryeministër Ilir Meta.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu