Ilir Meta: Partia e Lirisë nuk do të nxjerrë kandidatë në zgjedhjet lokale

0

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi me bindje mbrëmjen e sotme se PL nuk do të nxjerrë kandidatë në asnjë nga Bashkitë kryesore, në zgjedhjet lokale.

Ish-presidenti u shpreh në një intervistë se intresi i vetëm i tij është fitorja e opozitës, duke shtuar me bindje se PD ka mundësi për të nxjerrë kandidatë frymëzues dhe fitues.

“Çdo kandidat i pashitur e ka të fituar Tiranën. PD duhet të shkëputet nga vonesat historike, pasi kjo i shrëben vetëm Ramës. Opozita ka mundësi për të nxjerrë kandidatë frymëzues që e fitojnë Tiranën. Nëse opozita është e vendosur për të fituar Elbasanin, Tiranën, Durrësin ato janë të fituara që sot.

PL nuk merr përsipër që të kandidojë se PD ka shpallur primaret dhe është e drejtë e saj, Unë nuk kam shumë kohë në zgjedhjet vendore dhe duhet të caktoj objektivat e mia. Interesi im kryesor është që të fitojë opozita. Vetëm në Shqipëri nuk ka asnjë këshilltar nga opozita. Është e vonuar opozita në këtë përballje”, u shpreh Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu