Ilir Meta sulmon drejtpërdrejtë Lulzim Bashën: Kemi një palë që vetëm përjashton, dhe një palë që kërkon negociata

0

Presidenti i vendit Ilir Meta ka sulmuar direkt kreun e PD-së Lulzim Basha në lidhje me atë që ndodhi në datën 8 Janar në selinë e PD-së, kur tha se ka frikë nga vota e lirë.

Meta u shpreh se në PD ka pasur dy palë, njëra që kërkon zgjidhjen e çështjeve me votë të lirë, duke përmendur këtu Palokën, dhe ana tjetër ka refuzuar vazhdimisht të negociojë.

Ilir Meta:

Dhuna në PD ka qenë nga të dyja anët.

Kemi parë një palë që vetëm shkarkon dhe përjashton, përjashton deputetët, përjashton anëtarët e FRPD-së. Ndërkohë që kemi parë përpjekje për negociata nga Paloka, pala tjetër thotë jo. Është e qartë që thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë.

E theksoj edhe njëherë as mjetet fizike, as paramilitare, dhe as ato varetë nuk e zgjidhin këtë çështje, kërkohet urtësi tjetër, dhe nuk duhet të lëndohet askush.

Prania e personave të armatosur brenda PD-së është e papranueshme.

Akuzat për infiltrimin e qëllimshëm të personave me precedent kriminal janë alarmante. Është e papranueshme, që të mohohet cdo mekanizëm zgjidhje, duke nxitur forcën dhe revoltën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu