IMT aksion për t’u shembur shtëpitë, banorët përplasen keq me policinë. “Ik re m*t, vjen era raki, je tapë!”

0

Banorët e fshatit Mustafakoç në Baldushk, janë përplasur keq me policinë ditën e sotme. Banorët shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë shembjen e disa godinave nga ana e IMT-së, ndërsa deklarojnë se Policia duhet të jetë në anën e tyre. Madje ata pretendojnë se disa prej efektivëve kanë qenë të dehur. ‘Mos prek me dorë, ikni andej, ku shkoni re mut, mos luni me dorë, ik andej re mut’; ‘Të vjen era raki mor qen, ti qenke bërë tapë’, janë disa nga thirrjet e banorëve. Në këtë zonë janë 30 projekte që parashikohet të shemben, por banorët shprehen se IMT nuk i ka paraqitur asnjë dokument dhe nuk i ka njoftuar më para. Aty parashikohet të ndërtohet një kompleks, por banorët shprehen se Gjykata e Rrethit i ka njohur si pronarë dhe procesi vijon në atë të Apelit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu