Inagurimi i Xhamisë së Namazjsë, Drejtoresha e Infoweb Media pjesë e protokollit zyrtar. Takim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Hakan Fidan

0

U inagurua sot në Tiranë Xhamia e Namzjasë e quajtur ndryshe edhe si “Xhamia Blu’ më e madhja e Ballkanit.

Në këtë event të rëndësishëm ishte i pranishëm Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ata prenë shiritin e inagurimit.

Erdogan u shpreh se xhamia, e cila do t’i shërbejë myslimanëve në kryeqytet, do të jetë simbol i vëllazërisë Shqipëri-Turqi.

Më herët Erdogan zhvilloi takime me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe me Kryeministrin Edi Rama.

Gjithashtu sot u nënshkruan disa marrëveshje me rëndësi.

Në këtë ceremoni madhështore merrte pjesë edhe drejtoresha e Infoweb Media, Anisa Bahiti. Ajo ishte pjesë e protokollit zyrtar të kësaj ceremonie.
Në këtë kuadër, drejtoresha Bahiti zhvilloi një takim të shkurtër me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.

Lidhur me këtë event Anisa Bahiti shkroi në profilin e saj në Facebook:

‘Kënaqësi e veçantë të isha pjesë e ceremonisë zyrtare me Sh.T.Z. Hakan Fidan, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë të Tiranës nga Presidenti i Turqisë Sh.T.Z. Rexhep Taip Erdogan dhe Kryeministri i Shqipërisë Sh.T.Z. Edi Rama.’


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu