Prokuroria e Posaçme u ka komunikuar avokatëve akuzat ndaj Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, lidhur me inceneratorin e Elbasanit.
SPAK akuzon Mirel Mërtirit për veprën penale korrupsion e pastrim parash.
Edhe avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori u njoh me akuzën ndaj klientit të tij. Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie ne lidhje me inceneratorin e Elbasanit. Hetimi nisi pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza , korrupsion, pastrim parash dhe fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë
Akuzat korrupsion e pastrim parash iu komunikuan avokatit që e përfaqësonte edhe për Klodian Zoton.