Incident gjatë ceremonisë së marrjes së kurorës së dytë të Mbretit Charles, arrestohen dy të reja

0

Mijëra dashamirës u rreshtuan në rrugët e Edinburgut ndërsa Mbreti Charles III mori bizhuteritë e kurorës së Skocis, e cila u pasua me një incident i pakëndshëm.

Dy të reja u arrestuan duke protestuar dhe brohoritur “Jo mbreti im”.

Mbretit Charles iu dorëzua Nderimet e Skocisë në një Shërbim Kombëtar të Falënderimeve në Katedralen e Shën Giles pasditen e sotme.

Pjesë e ceremonisë ishin Princi dhe Princesha e Uellsit, të njohur si Duka dhe Dukesha e Rothesay në Skoci.

Ndërkohë, protestuesit bërtisnin “Jo mbreti im”.

Dy të rejat, 20 dhe 21 vjeç, u arrestuan për shkelje të qetësisë, pasi dyshohet se kanë tentuar të kapërcejnë barrierat e sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu