Incident në kryeqytet, vëzhguesi nuk lejohet të qëndrojë para monitorit

0

Një incident është regjistruar në KZAZ numër 38 te Shkolla e Kuqe në kryeqytet, ku një vëzhgues nuk është lejuar të vendoset para monitorit për të parë votën.

Mësohet se incidenti ka nisur pasi vëzhguesi ka tentuar të filmojë votat që po numërohen, mirëpo nuk është lejuar.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti filloi pasi vëzhguesit i është thënë që fotografimi dhe filmimi i votave lejohet vetëm për gazetaret.

Gjithsesi, procesi i numërimit ka rinisur sërish paas disa minutave ndërprerje. Rikujtojmë se Ilirjan Celibashi ka shprehur optimizmin për numërimin e votave brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së votimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu