“Indiferenti i vitit”/ Kush është shoferi në makinën pas nënës me fëmijën që nuk denjoi të ndalonte kur ata vdiqën në lumë

0

Ditën e sotme një aksident tragjik me pasoja tepër të rënda ndodhi në Berat. Siç tashmë dihet, një automjet i tipit Mercedes Benz doli nga rruga dhe përfundoi në Osum bashkë me dy persona që ndodheshin brenda, përkatësisht 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6-vjeçar.
Fatkeqësisht të dy humbën jetën. Dyshohet se ata po ktheheshin nga spitali pasi fëmija kishte një vigon të vendosur në dorë.
Pak momente pas ngjarjes së rëndë dolën edhe pamjet filmike ku tregohej qartësisht aksidenti. Por ajo që ra në sy, përveç aksidentit në vetvete, ishte edhe sjellja tepër indiferente e shoferit të mjetit që ndodhej pas makinës që u aksidentua.

Nga pamjet duket se automjeti që ishte shumë pranë makinës që ra në lumë, vazhdoi të lëvizte në punë të tij pa e vrarë mendjen fare, a thua se nuk kishte ndodhur asgjë e jashtëzakonshme.

Ndoshta ky person i jep përgjigje në një farë mënyrë edhe pyetjes se përse shqiptarët nuk dalin të protestojnë për të drejtat e tyre? Ndoshta sepse janë indifierentë dhe secili sheh punën e tij? Gjithsesi cilado qoftë arsyeja, dikush ta gjejë këtë person dhe le ti japim trofeun e “Indiferentit të vitit”!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu