Indonezia po shqyrton blerjen e naftës ruse ndërsa çmimet e karburantit në vend po rriten ndjeshëm

0

INDONEZI- Presidenti indonezian Joko Widodo tha sot se ai po konsideron t’i bashkohet Indisë dhe Kinës në blerjen e naftës ruse në mënyrë që të lehtësojë presionin në rritje mbi çmimet e energjisë, raportoi Reuters.

Ne ndjekim gjithmonë të gjitha opsionet. Nëse ka një vend që do të japë një çmim më të mirë, pse jo“- tha Widodo në një intervistë për një gazetë londineze, i pyetur nëse Xhakarta do të blinte naftë nga Rusia.

Në fillim të këtij muaji, Widodo rriti çmimet e subvencionuara të karburantit me 30 për qind dhe tha se rritja e çmimit ishte “opsioni i tij i fundit” për shkak të presioneve fiskale, duke shkaktuar protesta në të gjithë vendin me 270 milionë banorë.

Megjithatë, çdo lëvizje për të blerë naftë bruto ruse me çmime mbi ato të rënë dakord nga vendet e G7 mund t’i nënshtrojë Indonezisë sanksionet e SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu