Infeksionet tek fëmijët, flet mjekia e “Hygeia-s”:Mos u jepni antibiotikë pa

0

 

Specialistët u bëjnë thirrje prindërve të mos luajnë rolin e mjekut kur fëmijët iu shfaqin një probleme shëndetësore, por ta kontaktojnë atë. Infeksionet në qarkullim gjatë këtij sezoni kanë shenja të ngjashme dhe një sëmundje mund të ngatërrohet me një tjetër.

Infeksionistja për fëmijë në spitalin Hygeia në Tiranë Gjeorgjina Kuli sjell rastin e virozave me alergjitë e stinës.

“Nënat duhet të jenë të kujdesshme që të ndjekin fëmijën, të evidentojnë shenjat e të japin momentalisht ndihmën që kërkohet prej tyre, si qetësimi i temperaturës, lavazhet e hundës me fiziologjik, etj.”

Virozat në qarkullim janë disa tregon mjekja e cila ndalet tek variçela për të cilën thotë se është një sëmundje shumë ngjitëse, ka një periudhë inkubacioni të zgjatur dhe tek disa fëmijë mund të shkaktojë komplikacione.

“Në këtë sezon ka shumë viroza, të tipit rinoviruse, adenoviruse…fëmijë me temeraturë me elemente të bardha në gojë.”

Mjekja Kuli i bën thirrje prindërve të jenë të kujdesshëm, të evidentojnë simpotmat që shfaqin fëmijët, t’u mbajnë nën kontroll temperaturën, por të mos vendosin vetë diagnozën dhe të nisin trajtimet me antibiotikë pa konsultën e specialistit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu