Infoelbasani dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri – ANYN, ndajnë çmimet “Personazhi i Vitit 2020 në Elbasan”

0

Infoelbasani.com në bashkëpunim me Rrjetin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri – ANYN zhvilluan sot ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve “Personazhi i Vitit 2020 Elbasan”.
Me këtë rast ishin të pranishëm pesë fituesit e nominuar në kategoritë Mjekësi, Arsim, Siguri, Media dhe Shoqëri Civile.

Takimi u moderua nga Kryeradaktori i Infoelbasani.com Fatos Salliu dhe Presidentja e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri – ANYN, Ervjola Osmanaj.
Ceremonia u përshëndet edhe nga Drejtoria e Infoelbasani.com, Anisa Bahiti.

Për fituesit u shpërndanë certifikata mirënjohje si dhe Kupa Vlerësimi.

Në fjalën e marrë me këtë rast moderatorët nënvizuan faktin se ky sondazh ishte një vlerësim për heronjtë e vërtetë që shërbejnë në interes të komunitetit në sektorë të rëndësishëm, veçanërisht gjatë këtij viti të pandemisë.

Në fjalën e tyre fituesit e këtij sondazhi shprehën mirënjohje për votuesit dhe organizimin e drejtë dhe transparent të sondazhit nga Infoelbasani.com dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri – ANYN. Ata e konsideruan këtë si vlerësimin më të madh të jetës së tyre.

Njëkohësisht premtuan se do të vazhdojnë të kontribuojnë po me aq përkushtim e profesionalizëm në sektorët ku punojnë.

Kujtojmë edhe njëherë fituesit sipas kategorive:
– Personazhi i vitit në fushën e Politikës është Ervin Saraçi;
– Personazhi i vitit në fushën e Mjekësisë me 1684 vota është z. Ergys Mici;
– Personazhi i vitit në fushën e Arsimit me 2821 vota është znj. Rezarta Biçoku;
– Personazhi i vitit në fushën e Sigurisë me 514 vota është z. Tajar Alla;
– Personazhi i vitit në fushën e Medias me 861 vota është znj. Belinda Ruçaj;
– Personazhi i vitit në fushën e Shoqërisë Civile me 1427 vota është znj. Ardiana Kasa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu