Integrimi europian, Bullgaria nuk heq dorë nga vetoja për Maqedoninë e Veriut

0

Para vizitës së kryeministrit Kirill Petkov në Shkup, kreu i shtetit të Bullgarisë ka rikonfirmuar pozicionin e Sofjes në raport me veton e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut mbi integrimin në BE. Para seancës së Këshillit konsultativ të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti bullgar Rumen Radev, pritet që ata të dalin në një qëndrim të përbashkët. Sipas presidentit bullgar, Sofja do të vazhdojë të zhvillojë një dialog të hapur me Maqedoninë, por edhe të garantojë të drejtat e bullgarëve në vend.

Ai përshëndeti qasjen e re ndaj bisedimeve, të propozuar nga kryeministri Petkov, por sipas ekspertëve nuk do të ketë ndryshime thelbësore duke bërë që të lërë në vend edhe Shqipërinë.

“Duhet të ketë ndryshim, por ky ndryshim duhet të vijë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Në fakt, pritshmëria është një dhe është shumë elementare – të përmbushet Marrëveshja që kemi nënshkruar në 2017, e cila fatkeqësisht nuk zbatohet nga fqinjët tanë, si dhe puna e Komisionit të Përbashkët Historik”- deklaroi Naum Kajçev, nënkryetar i Komisionit të Përbashkët Historik, transmeton Alsat.

Ndërkaq, dhjetëra djathtistë të partisë VMRO-BND kanë protestuar. Ata bënë të ditur se edhe me ndryshimin më të vogël të qëndrimit bullgar ndaj Maqedonisë, kësaj radhe nuk do të hedhin vezë, por gurë.

Megjithatë, nëse do ketë përparim me qasjen e re të Petkovit, do bëhet më e qartë në takimin e tij me Dimitar Kovaçevskin, të caktuar për ditën e martë të javës së ardhshme. Ndërkohë Parisi zyrtar, që kryeson me BE-në është optimist për zhbllokimin e procesit midis dy vendeve.

“Tani, me qeverinë e re bullgare si duket ka rrugë e cila duhet të definohet. Vetë qeveria tha se nevojiten disa muaj, patjetër të shënohemi në këtë kornizë, por gjithashtu qeveria hapi perspektivë dhe ajo mund të jetë shpresë se janë të mundshme rezultate para fundit të këtij gjysmëvjetori”, ka theksuar për Agjencinë e lajmeve MIA, një diplomat i lartë francez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu