Inteligjenca britanike: Forcat ruse po vazhdojnë të ndërtojnë në kufurin lindor të Ukrainës

0

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ka raportuar se forcat ruse po vazhdojnë të ndërtojnë përgjatë kufirit lindor të Ukrainës. Aktiviteti ajror rus në Ukrainën veriore “ka gjasa të mbetet i ulët”, por ende ekziston rreziku i sulmeve të sakta kundër objektivave në të gjithë vendin. Sipas Sky News në faqen zyrtare të Twitterit të inteligjencës britanike është publikuar përditësimi i fundit nga sulmet ruse në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes thotë gjithashtu se sulmet e Kremlinit ndaj qyteteve anembanë Ukrainës . “Ata tregojnë qëllimin e tyre për të tentuar të pengojnë lëvizjen e përforcimeve dhe armatimit ukrainas në lindje të vendit”, ka shkruar Ministria e Mbrojtjes.

Rusia ka përqendruar vëmendjen e saj në lindje të Ukrainës pasi dështoi të pushtojë veriun në fillim të këtij muaji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu