Ironizon Ilir Kulla: Kërcënimet e Vuçiç-it, përkthyesit tanë i kanë ngatërruar me të Milloshevic-it

0

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Ilir Kulla e vlerëson të drejtë vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit në targa me Serbinë. Ndërkohë që për Kërcënimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç tha se do marrin masa të dhimbshme – ironizon ai duke thënë se përkthyesit janë ngatërruar në përkthim me ato që ka thënë Milloshevic-i në Fushë-Kosovë në fund të viteve 80′.

Kulla në një intervistë për “KosovaPress”, hedh dyshime mbi atë që mund të bëjë Serbia për gjëra shumë më të mëdha, kur nervozohet për diçka kaq teknike, e që është diçka e cila i ka detyruar qytetarët e Kosovës.

“Nuk besoj t’i ketë thënë presidenti i një vendi demokratik dhe mik këto fjalë. Ndoshta janë ngatërruar në përkthim me ato që ka thënë Millosheviçi në Fushë-Kosovë në fund të viteve 80. Çdo qeveri e Kosovës në kushtet e qeverisë aktuale do të duhej ta bënte një gjë të tillë, është minimumi që mund të bënte. Kur qeveria e Serbisë nervozohet për diçka kaq teknike, çka mund të bëjë për gjëra shumë më të mëdha në proces të bisedimeve – tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu