Ish-interisti: “Al-Ain më ka borxh 6 mln, nuk mund të paguaj as shkollën e fëmijëve”

0

Ish-lojtari i Interit, algjeriani Saphir Taider, po përjeton një periudhë delikate me klubin Al-Ain nga Emiratet e Bashkuara Arabe, histori të cilën ai e ka rrëfyer në një intervistë për “Goal.com”, duke mos e fshehur faktin se është në vështirësi financiare. Ai mbërriti në klubin arab në vitin 2020, pas një eksperience në Montreal, ku kishte zbritur pas një përvoje të gjatë në Serie A.

“Unë jam paguar vetëm për dy muajt e parë. Dhe nuk e kam marrë rrogën që nga janari 2021, në mars më kanë premtuar se do të më paguajnë, por rrogat nuk kanë ardhur dhe më 21 gusht 2021 kam ndërprerë kontratën. E padita klubin në FIFA dhe e fitova çështjen. Tani më kanë borxh 6 milionë euro, unë jam i lirë dhe mund të nënshkruaj me çdo klub.

Ndërkohë kam humbur gjithçka dhe nuk mund të paguaj qiranë e fëmijëve dhe as tarifat e shkollës. Unë u përpoqa të kontaktoja disa herë me presidentin e Al-Ain për të marrë paratë, por ai nuk u përgjigj kurrë,”- ka rrëfyer futbollisti algjerian Taider.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu