Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, vjen në Shqipëri dhe merr titullin e lartë

0

Mbërrin në Rinas ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

Ish zyrtari i lartë amerikan vjen për herë të parë për një vizitë në Shqipëri.

Në kryesinë e Kuvendit pritet të mbahet një aktivitet nga ku ai do të mbajë një fjkalim.

Më pas burime të infoweb mësojnë se Pompeu do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”.

Ceremonia do te zhvillohet nesër tek ish-Sheratoni, ndërsa do të jetë UT që do t’i jap titullin.

Mike Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021. Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu