Ishte nisur për te motra në Gjermani, shqiptari vritet me thikë nga kunati i tij

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Gjermani, ku një qytetar nga Skenderaj i Kosovës ka mbetur i vdekur.

Mediat në Kosovë raportojnë se viktima është 44 vjeçari B.N., i cili ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga kunati i tij, që e ka goditur pas shpine.

Viktima është nisur për të takuar motrën e tij, por pasi është takuar me burrin e saj, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Nuk dihet ende se përse ai e ka kryer krimin, ndërsa autoritetet gjermane e kanë arrestuar autorin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu