“Ishte tmerr i vërtetë, s’shkoj më aty”, 43-vjeçari pasi u shpëtua nga RENEA: E përballova me zjarr të ftohtin

0
Andrea Dervishi i cili u shpëtua nga forcat RENEA pasi mbeti i bllokuar prej pasdites së djeshme në kanionet e Gramshit ka folur për eksperiencën e keqe që përjetoi.

Ai e cilësoi një situatë e frikshme, ndërsa tha se duhet menduar dy herë nëse shkohet në të tilla terrene të vështira.

Pavarësisht se gjithçka shkoi mirë pas ndërhyrjes së forcave RENEA, 43-vjeçari thotë se nuk do të shkojë më atje pasi e përshkruan si një “tmerr të vërtetë”.

“Më pëlqen natyra. Ngecëm aty. Zbritëm poshtë, nuk kishim mundësi të ngjiteshim. Lartësia ishte diku te 500 metra. Isha 200 metra në thellësi dhe mbeta aty. Njoftova policinë. Ndeza zjarr për t’u ngrohur. Erdhi alpinisti. Ishte shumë e frikshme. Falënderoj policinë e Gramshit, zjarrfikëset dhe RENAT, i falenderoj se nuk do të dilja gjallë. E përballova me zjarr të ftohtin në kanion. E mendoni dy herë nëse shkoni në të tilla terrene. Nuk do të shkoja përsëri atje, ishte tmerr i vërtetë”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu