Itali/ Telefonoi nënën për ta pyetur nëse kishte pësuar lëndime nga tërmeti, vajza mëson se e ëma kishte ndërruar jetë 2 muaj më parë

0

ITALI- Ajo telefonoi nënën pasi mësoi për tërmetin e fortë që goditi mëngjesin e sotëm, por kur pa që ajo nuk po i përgjigjej telefonit filloi të shqetësohej. Në atë moment, vendosi të lajmëronte 112 dhe zbuloi se nëna kishte vdekur prej të paktën dy muajsh.

Kur trupi i gruas 78-vjeçare u gjet i pajetë në banesën e saj në via della Ricostruzione ishte dekompozuar. Çka do të thotë që askush në këto javë të gjata nuk e ka kërkuar gruan apo nuk e ka vënë re mungesën e saj. Ajo nuk kishte të afërm dhe jetonte e vetme në banesën e saj dhe me vajzën e vetme që jeton larg, por edhe marrëdhëniet tashmë ishin ftohur, për shkak të dallimeve në karakter.

Sipas mjekëve, gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale./fanpage.it

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu