Iu gjet një drogë me vlerë 1.5 milion euro, 24 vjeçari shqiptar del para gjykatës në Britani

0

24-vjeçari shqiptar Klevist Shehaj nga Liffey Mill në Newbridge, Co Kildare, doli përpara gjyqtarit Desmond Zaidan në Gjykatën e Qarkut Naas, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Shehaj u ndalua më 7 maj dhe automjeti i tij u kontrollua gjatë rrjedhës së asaj që oficerët thanë se ishte një operacion i udhëhequr nga inteligjenca britanike, ku ju gjetën 39,750 euro cash brenda një “xhepi” në pjesën e pasme të automjetit. Pas këtij ndalimi dhe kërkimi, policia kontrolloi tre adresa në zonën e Newbridge dhe gjeti drogën me vlerë 1.5 milion euro, një sasi kanabis me vlerë rreth 1.1 milion euro dhe kokainë të dyshuar me vlerë 420,000 euro.

Gjykata parashtroi katër akuzat për të cilat akuzohet Shehaj, dy akuza sipas nenit 15 të Ligjit për keqpërdorimin e drogës dhe dy akuza të seksionit 3. Gjykatësi Zaidan arriti në përfundimin se duke marrë parasysh të gjitha provat e paraqitura, ai nuk po e pranonte lirimin me kusht. Ai e la Shehajn në paraburgim, duke caktuar një datë për seancën tjetër për të enjten e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu