Iu gjetën 5 milionë lekë në makinë, pasi u bllokua nga mbështetësit e PD, çfarë tha në polici juristi i bashkisë

0

Ditën e djeshme është shoqëruar në polici juristi i Bashkisë Bulqizë Denis Gjoli pasi iu gjetën 5 milionë lekë në makinën me të cilën po lëvizte në Maqellarë.

Ai ka deklaruar se shumën e parave që i janë gjetur në makinë, ja kishte dhënë një i afërm nga Durrësi për arsye familjare.

Ka hedhur poshtë akuzat e bëra, se paratë që ndodheshin në makinë do të përdoreshin për të blerë vota qytetarësh.

Sipas burimeve brenda policisë së Dibrës dëshmitë e juristit, përputhen me ato të personit të cilit ai ka deklaruar se i ka marrë paratë për arsye familjare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu