Izolohet vatra e zjarrit në Prrenjas, përroi shpëton fshatin nga flakët

0

Forcat zjarrfikëse, të asistuar dhe nga banorë të zonës, punonjës të pyjores, si dhe punonjësit e AZDM-së kanë mundur të izolojnë vatrën e zjarrit në fshtin Rrajcë-Skënderbe të bashkisë së Prenjasit.

Flakët janë mundur të izolohen në një distancë shumë të afërt me banesën e parë të fshatit. Ndihmesë në mospërparimin e flakëve drejt fshatit ka dhënë dhe një përrua i cili ndan fshatin me zonën ku është përhapur zjarri.

Zjarri edhe pse është izoluar, vijon të jetë problematik për shkak të sipërfaqes së madhe ë djegur, ku vetëm nga pasditja e djeshme dhe deri tani janë përfshirë mbi 20 hektarë pyll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu