Izraelitët në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, Felicita Jakoel: Ja si e shpëtoi Vlora babain tim nga Nazistët!

0

Felicita Jakoel, kryetarja e shoqatës së miqësisë Izrael-Shqipëri e cila është gjithashtu një pasardhëse e një prej familjeve hebre që ka jetuar në Shqipëri gjatë periudhës së holokaustit ishte e ftuar në një lidhje skype nga Tel Aviv për edicionin e lajmeve në Dritare TV.

Jakoel tregoi më tepër nga kujtimet e babait të saj, si i përjetoi ai ngjarjet e Holokaustit pasi ishte një hebre vetëm 20 vjeç gjatë kohës së pushtimit nazist në Shqipëri.

“Nuk jam unë që tregoj, pasi unë kam lindur rreth 15 vjet pas përfundimit të Holokaustit, por janë prindërit tanë , në mënyrë të veçantë babai im, i cili në kohën e pushtimit nazist të Shqipërisë ishte një djalë i ri 20-vjeçar dhe i ka përjetuar vet ai dhe familja e tij të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë, rrezikun që paraqitej nga pushtimi gjerman.

Ata kishin dëgjuar diçka, kemi parasysh që koha nuk ishte si sot edhe lajmet ishin më të turbullta dhe arrinin më me vështirësi por ata kishin dëgjuar diçka për atë që ndodhte në Evropë dhe kështu që kur rreziku u bë shumë i madh ata filluan të fshiheshin, sidomos të rinjtë. Ata u shpërndanë nëpër qytete dhe nëpër fshatra dhe siç e dini historinë 99% e shqiptarëve hebrenj që jetonin në Shqipëri shpëtuan. Dhe kjo histori ka shumë rëndësi siç edhe e treguat në kronikën paraardhëse , tmerret e Holokaustit në Evropën e pushtuar nga nazistët” u shpreh Jakoel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu