Ja kush janë dy biznesmenët që shfrytëzuan naftën, por nuk investuan

0

Është zbardhur skema e mashtrimit se si zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në bashkëpunim me dy biznesmen i shkaktuan shtetit një dëm prej 1.5 mln dollarë.
Në pranga kanë rënë punonjësit Arben Doda, Simon Marku, Qano Hoxhaj, Denis Durrsi, teksa është lënë në arrest shtëpie Rezarta Sulejmani edhe, Naim Kasa, biznesmeni edhe në fushën e hidrokarbureve. Ndërkohë janë shpallur në kërkim biznesmeni Isuf Berber ‘ aksioner i kompanisë Fufarma’, si edhe Klodian Gradeci, ish-drejtori OST-së në Tiranë, tashmë mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së.
Pas hetimeve ka rezultuar se “Phoenix Petroleum” e cila është në pronësi të dy biznesmenëve Isuf Berberit (në kërkim) dhe Naim Kasa (i arrestuar) kanë marrë në shfrytëzim disa puse nafte, por nuk ka kanë kryer investimet e detyrueshme. Ato i kanë dorëzuar AKBN 8 fatura të falsifikuara, sikur kanë kryer punimet nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service. Vlera e këtyre fatura shkon në 1. 299.000 USD.
Në lojë në këtë skemë mashtrimi futen zyrtarët e Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Mësohet se tre punonjësit Denis Durrësi, Qani Hoxha dhe Rezarta Qose Sulejmani, si dhe ish drejtori i OST-së Klodian Gradeci që është shpallur në kërkim, kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të bëra. Ndërsa punonjësit e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë që kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD.
Të arrestuarit dhe rolet e tyre
Arben Doda, inspektor Tatimesh, nën akuzë për mos kryerje të detyrës
Simon Marku, inspektor i Tatimeve, nën akuzë për mos kryerje të detyrës
Qano Hoxhaj, inspektor i AKBN-së, nën akuzë për shpërdorim detyre
Denis Durrsi, drejtor i Ekonomisë në AKBN, nën akuzë për shpërdorim detyre
Naik Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbureve
Në kërkim
Biznesmeni Isuf Berber, aksioner i kompanisë Fufarma’
Klodian Gradeci, ish-drejtori OST-së në Tiranë, tashmë mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së
Në arrest shtëpie
Rezarta Sulejman

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu