“Jam munduar ta shikoj nga vrima e çelësit”, çfarë po ndodh mes Eneda Tarifës dhe këngëtarit italian

0

Në këtë edicion të “Këngës Magjike” do të ketë një duet italiano-shqiptar mes këngëtares të dashur për publikun, Eneda Tarifa dhe këngëtarin italian Walter Ricci.

Për të gjithë ata që se njohin, Walter Ricci është një kantautor dhe producent i njohur me pasion për “Jazz” dhe piano, ka performuar në shumë skena botërore dhe ka kënduar me Michael Buble e Mario Biondi. Vokalist në “Domenica IN”, Ricci dhe në 2016-tën është shpallur fitues i festivalit “New Wave” në Rusi.

Ato kanë realizaur një intervistë mjaft interesante me moderatorin, Ardit Gjebrea.

Arditi: Përse ky miksim shqiptaro-italian?

Eneda: Sepse ishte shumë bukur që mbas herës së parë që kam dalë në skenë të vija me një duet internacional.

Arditi: Fantastike! Tani, Walter në çfarë gjuhe do të jetë kënga dhe kush është kumbari i “martesës” tuaj.

Walter: Kënga do të jetë gjysmë shqip dhe gjysmë italisht por kemi realizuar dhe një pjesë të vogël në gjuhën e qytetit tim që është Napoli. Jam shumë krenar për këtë gjë. Të them që për këtë bashkëpunim “kumbar” është Joni Peçi.

Dyshes, iu drejtuan po ashtu edhe pyetje nga publiku.

“Cila është më e ashpër, bota e muzikës apo ajo e televizionit?”, u pyet dyshja

Eneda: Sigurisht bota e televizionit, ajo e artit është e bukur por ka vend për të gjithë, kurse televizioni ka edhe gjëra të tjera, të themi prapaskena të egra.

Walter: Eneda Tarifa është një ndër mamatë më seksi në Shqipëri.

“Gjatë provave e keni parë ndonjëherë me ndonjë sy tjetër përveç se si kolege?”, u pyet ai.

Walter: Jam munduar që të shikoj nga “vrima e çelësit”, të spiunoj nga dera…

Eneda: Po bën shaka, jemi miq shumë të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu