“Jam tregtar droge, por jo vrasës”, Gjykata dënon me burg përjetë shqiptarin që vrau dhe varrosi në pyll bashkëatdhetarin

0

Gjykata italiane ka dënuar me burgim të përjetshëm njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes së Besnik Metajt, një shqiptar 42-vjeçar që jetonte në Vittorio Veneto i cili u gjet i vrarë dhe varrosur mes pyjeve në vitin 2017.

Gjykata dënoi Edmond Como, 46 ​​vjeç bashkatdhetar i viktimës, me burgim të përjetshëm. Bashkëpunëtori i dyshuar Arjan Drekaj ka zgjedhur procedurën e shkurtuar dhe do të gjykohet në një procedim tjetër.

Sipas hetimeve ka dyshime se Metaj u vra për një kredi droge që kishte ndaj Edmond Como. 42-vjeçari shqiptar ishte zhdukur më 5 mars 2017 dhe u gjet i varrosur në pyjet e Eupilio më 2 prill. Mediat italiane kanë raportuar se gjatë seancës gjyqësore, Edmon Çomo tha:

“Unë jam një tregtar droge, por unë nuk jam vrasës. Mua më kanë bërë si përbindësh, por unë nuk bëra asgjë. Nëse do të kisha vrarë vërtet, së pari do të kisha siguruar familjen time që ende jeton këtu”. 

Por fjalët e tij nuk e bindën gjykatësin që ta dënonte me 46-vjeçarin shqiptar me burgim të përjetshëm. Pas vrasjes, Edmond Como kishte shkuar në Shqipëri. Sipas prokurorëve kjo ishte një arratisje për të mbuluar krimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu