“Janë futur 50-60 viçat e parë nga Beogradi”, Vojo Bregu ‘zbërthen’ prapaskenat e Open Ballkan: I hapur vetëm për Serbinë

0

Ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Vojo Bregu ka “zbërthyer” gjithë prapaskenat e “Open Ballkan” që duket se është i hapur vetëm për Serbinë. Bregu, ka sqaruar edhe skemën sesi në Shqipëri po futen viça e qingja nga Serbia, edhe pse ndonjëherë se kanë fare vend origjine.

Shqipëria dhe ministria e Bujqësisë kanë marrëveshje me Beogradin dhe Shkupin zyrtar, por duket se Serbia ka nisur që nisur që të ‘ndihmojë’ edhe vende të tjera.

Për shembull, Bregu bën me dije se së fundmi në vendin tonë kanë hyrë qingja nga Rumania, që fillimisht janë dërguar në Serbi për t’u pajisur me certifikatën e sigurisë, e më pas janë sjellë në Shqipëri. E gjitha në kuadër të “Open Ballkan”.

“Të gjithë skeptikëve që nuk besonin tek OPEN BALKAN, ju them që ia kanë futur kot. Eksportet e para filluan. Sigurisht nga Serbia. Në Janar, janë futur 50-60 viçat e parë nga Serbia. Janë futur dhe qingja, pavarësisht se tranzit nga Rumania, pasi nuk janë miratuar ende çertifikatat veterinare.

Por parlamenti po punon fort këto ditë që ti miratojnë shpejt e shpejt ndryshimet në ligjin veterinar, sepse Vuçiç i dashka brenda Shkurtit këto ndryshime thonë. Këtë verë nuk do ju mungojë mishi i qingjit në Llogara se ngelët duke u ankuar. Ne do eksportojmë vetëm politikë me sa duket, ose flatus shqiptar, që e kemi me shumicë,”-shkruan Vojo Bregu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu