Dea Mishel dhe Olta Gixhari janë afruar shumë me njëra-tjetrën ditëve të fundit, aq sa mund të themi se janë “shoqe” brenda shtëpisë. Në një bisedë që zhvilluan së fundmi bashkë, dy “shoqet” po diskutonin për disa nga sjelljet e banorëve.
Gjatë këtyre ditëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” duket se Olta Gixhari dhe Dea Mishel kanë krijuar një raport mjaft të mirë me njëra-tjetrën.
Në një bisedë që po bënin së fundmi të dyja, komentuan pak sjelljet e disa prej banorëve.
Aktorja e njohur u shpreh se disa nga banorët i tregojnë gjërat që ndodhin në shtëpi tjetër për tjetër, ndërsa Dea i tha se ajo është treguar e sinqertë me të.
Pjesë nga biseda:
Dea: Ti me mua je treguar gjithnjë e sinqertë se di pse ka njerëz që thonë gjëra ndryshe, si te muhabeti Gentit edhe i Zhaklinës. Unë mbaj mend që ti the që historia e saj se tu thye gota në dorë nga energjia negative jo që të shtyu ajo.
Olta: I shpikin pra! Hajde shpjegoja Teas dhe të tjerëve.
Së fundmi Olta ka pasur një debat të ashpër me Luizin. Këngëtari u shpreh se Olta e ka frikë pasi e di çfarë e pret, referuar lojës në “BBV”, ndërsa aktorja iu kthye me tone të ashpra duke e quajtur “injorant”, “provincial” dhe “të papërshtatshëm për televizion”.