“Je i pamëshirshëm”, Berisha shpërthen për rritjen e çmimeve: Këtu nafta kushton sa në Zvicër, Rama i përfshirë në të gjitha aferat

0

Kjo ditë shënon ngjarje të trishtë. Nuk kna kanë hequr statusin e vendit kandidat, por me këtë që bën qeveria, edhe ato që arritëm me ndjersë, me mund, po i ç’bën ky zotëria. Sot lajmi i kreut të Meduzës është kriza që pritet të vijë në Shqipëri. Cila krizë? Po është rritur çmimi i gazit. Po më thoni pak sa energji elektrike prodhojmë nga gazi ne? Zero. Po si do na kapë ne kjo krizë kur 78% të energjisë e kemi nga ujërat tona. Ky është ndjellakeq i paimagjinueshëm. Ky bën thirrje rritni çmimet se po vjen rritja e gazit, kur këtu gazi përdoret vetëm për gatim dhe ndonjë makinë tek tuk që e ka kthyer në gaz. Kjo është krië e bërë vetë. Çfarë pune kemi ne me rritjen e çmimit të naftës, kur te ne çmimi i naftës është njësoj sa në Zvicër. Ata marrin 18 herë më shumë se ne dhe litrin e naftës e paguajnë njësoj me ne. Pse po rritet nafta more zotëri. Po mo po, se je ti i përfshirë në të gjitha aferat. Ti je një njeri i pamëshirë. Çdo vend ka entet rregullatore. Je një lloj sadisti që thua do na përpijë kriza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu