“Jemi gati të bashkëpunojmë me dekratët”, Rama kërcënon të vetët dhe zbut tonet me PD-në

0

Rama: Mesazhi im i parë i grupit tim parlamentar është të jemi gati për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme që përfshin zgjedhjet parlamentare.

Gati për të kuptuar ku dhe si të ndërhyjmë për përmirësimin e makinerisë sonë elektorale, duke bërë një analizë dhe riorganizim të Partisë Socialiste në të gjithë territorin.

Kush nuk ka kapur objektivin dhe kush nuk ja ka zbardhur faqen kësaj organizate në ekzekutiv duhet t’ia hapë rrugën dikujt tjetër. Duhet të ngrihet një Komision i cili do të analizojë punën e gjithësecilit.

Qeveria e re do të formohet fill pas sezonit të verës por puna për planin e qeverisjes e do ta bëjmë më herët.

Në mbledhjen e Asamblesë do të marrim detyrat e reja për anëtarësimet e reja dhe për riorganizimin e Partisë Socialiste në të gjithë territorin. Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë aspak marrëdhënieve të dy mandateve të parë me opozitën.

Kemi një plan shumë ambicioz për Shqipërinë që kërkon që forcat tona të jenë të gjitha në funksion të planit Shqipëria 2030. Ne do të jemi gati që të bashkëpunojmë me demokratët pa u lodhur dhe pa humbur durimin e mbajtjes së dorës shtrirë për një bashkëpunim. dekada për ta ngjitur lartë Shqipërinë, pa u kacafitur me njëri-tjetrin. Kritakeve të tyre ne do t’i përgjigjemi me mendjen e hapur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu