Joy-n kanë tentuar ta vrasin shoqet e saj! Mamaja e mohon: Nuk është e vërtetë, ajo ishte vetëm në banesë

0

TIRANË- Dëshmitarja okulare e dhunës ndaj Joy-t, 22 vjeçares keniane e cila u gjet pa ndjenja në Tiranë, ka treguar se çfarë pa në momentet e fundit të të resë, duke zbuluar detaje të tjera që nuk diheshin deri më tani. Në një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë”, dëshmitarja që ka preferuar që të ishte anonim tha se e reja nga Kenia mund të ishte dhunuar nga shoqet e saj bashkëkombase me të cilat ndante të njëjtën dhomë ku qendronte në Tiranë.

Sipas dëshmitares okulare, gjithçka kishte ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në datën 14 gusht, kur 20 vjeçarja keniane, kishte mbërritur në dhomën e saj dhe menjëherë ishin dëgjuar zënka mes personave që ishin bashkë me të.

“Ajo ka qenë e shoqëruar, mendoj se janë vetë rrethi shoqëror i saj që e kanë bërë këtë gjë. Ato kishin të paktën tre apo katër ditë që rrinin në atë hotel dhe bënin zhurma cdo natë. Më ka dalë gjumi në orën 4 pa njëzetë sepse dëgjova zhurma dhe më pas një “bum”. Vajza ka ndenjur gjithë natën aty, e shtrirë. Drita e dhomës në hotel ndenji e ndezur dhe sikur nuk kishte ndodhur asgjë u ngritën në mëngjes. Unë kam ndenjur në heshtje dhe të nesërmen kam dalë dhe kam lajmëruar ambulancën. Trupin e asaj vajzës e kanë nxjerrë nga oborri i banesës sime. Unë mendova se ajo e shkreta mund të kishte ndërruar jetë, por kur e pashë në televizor u trondita. Erdhi ambulanca, e morën pastaj kanë ardhur dy policë. Po të them një gjë sinqerisht, kjo zënkë ka ndodhur mes tyre dhe kam frikë se duhet mbrojtur prandaj mora iniciativën dhe iu shkruajta,”-u shpreh dëshmitarja e cila preferoi të mbetej anonime.

Por, mamaja e 22-vjeçares nuk beson se shoqet e vajzës së saj kanë gisht në këtë ngjarje dhe tregoi detajet se pse nuk e beson se kjo hipotezë është e vërtetë, duke pretenduar se bija ishte vetëm në dhomën e saj, e se ajo kishte folur me të vetëm pak para se të ndodhte ngjarja.

“Nuk e besoj sepse Joy ka qenë në shtëpi vetëm pasi e ka ndërruar turnin me kolegen e saj. Një person i ka telefonuar Yoy-t dhe i ka kërkuar të hapë portën dhe ky person mund ta ketë hedhur nga dritarja,”-tha e ëma e kenianes që prej muajsh ndodhet në gjendje të rëndë e shtruar në Spitalin e Traumës.

Por çfarë i ka ndodhur Joy-t? Hashtag dhe Exit.al shkruajnë se vajza e re ishte rekrutuar për të punuar në kazinonë pranë stadiumit ‘Air Albania’, e cila operohet nga një kompani austriake që përfaqësohet ne Tiranë nga shtetasi Bledar Sinanaj, i njohur si Dari.

Joy u zhduk më 13 gusht 2022 nga ora 03:25 e mëngjesit deri rreth orës 07:00 të mëngjesit. Ajo u gjet në gjendje të rëndë poshtë pallatit ku banonte në kat të dytë, por ngjarja është e mbuluar me mister. A ra aksidentalisht Joy apo ka ndodhur diçka tjetër? Ruth, nëna e Joyt thotë se nuk ka marrë asnjë të dhënë nga policia për ngjarjen. Ky lajm nuk është bërë publik në media deri më sot, kur të gjithë në rrjetet sociale po njihet me ‘go fund me’ të hapur nga mikja e 22-vjeçares, Stephanie. Pse heshti policia?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu