“Ju duhet të paguani për krimet tuaja”,- kisha katolike në Francë rrezikon të falimentojë pas skandalit të pedofilisë

0

“Ju duhet të paguani për krimet tuaja” goditi François Devaux, president i një shoqate të viktimave të priftërinjve pedofilë, gjatë prezantimit të raportit Sauvé, të emëruar pas presidentit të komisionit i cili për më shumë se dy vjet hetoi dhunën seksuale nga priftërinjtë.

Sipas një llogaritjeje fillestare të bërë nga anëtarët e komisionit nga viti 1950 deri më sot, viktimat do të ishin 216 mijë, dhe deri në 330 mijë gjithashtu duke llogaritur abuzimet e njerëzve laikë që punojnë në qarqet fetare.

Dëmshpërblimet ekonomike rrezikojnë të çojnë kishën katolike në falimentim. Me 10 mijë euro për secilin nga 216 mijë viktimat, do të duhen 2 miliard euro. Gjithashtu duhet theksuar se donacionet e besimtarëve nuk mund të përdoren për këtë qëllim, ndaj duhet gjetur burime të reja në trashëgiminë e Kishës.

Presidenti francez Macron nga ana e tij lavdëroi shpirtin e përgjegjësisë së Kishës e cila vendosi të përballojë hapur skandalin. Ai shtoi se e vërteta dhe dëmshpërblimet janë domosdoshmëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu