Ju nuk e dini çfarë sakrifice kemi bërë ne! Zbulohen detaje tronditëse nga vetflijimi. Vajza 5 muaj në banesë lyhej me solucion…

0

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me e zbuluar sot në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta, ndërsa vajza tjetër e familjes Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Gazetarja Dorjana Bezat ka raportuar se 33-vjeçarja Anisa Josifi dyshohet të ketë humbur jetën 5 muaj më parë, pasi prej asaj kohe nuk ka kontaktuar me asnjë familjar dhe të afërm.

Detaj horror është fakti që për të mos u dekompozuar, nëna dhe motra, besimtare të sektit fetar, “Dëshmitarët e Jehoviait” ia lyenin trupin me një solucion për ta ruajtur nga dekompozimi dhe e mbulonin me kuvertë dhe batanije. Ato besonin tek ringjallja pas vdekjes, ndaj edhe e ndërmorën aktin e rëndë.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi ka qenë në gjendje kritike për jetën por ka mundur të flasë për punonjësit e policisë që ranë në kontakt me të.

“Ju nuk e dini çfarë sakrificash kemi bërë ne për të arritur ringjalljen”, është shprehur ajo.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu