“Ka takuar subjekte të OFL-së në Gjirin e Lalëzit”, Meta iu përgjigjet aludimeve

0

I pyetur në lidhje me fotot ku është parë me kapuç, ku aludohet se personat që e shoqëronin janë subjekte të OFL-së, presidenti përgjigjet:

“Ai që ta ka thënë ty këtë gjë të vijë tani këtu tek unë.

Unë e përdor kapucin sepse bëj pak sauna, dhe jam i detyruar të dal të lëviz,

Përsa i takon personit, të vijë kryeministri këtu e të ma tregojë.

Unë nuk takohem kurrsesi me njerëz që janë në kërkim që janë me dy apo 3 emra, të cilët ai i bëri kryetarë bashkish.

Zero lidhje nuk kam me persona të OFL dhe OFL do të ketë një aksion të paparë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkombtarët e kanë bërë të qartë që pa zgjedhje të ndershme nuk hyjmë në BE. “

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu