Kabinë elektrike mes dy monumenteve të kulturës:Blendi Himçi këshilltari i opozitës i bën thirrje urgjente Llatjas!

0

 

Në qendër të qytetit të Elbasanit pranë “Turizmit” në krah të monumentit të “Çamërisë” dhe në anë te Hamamit është ndërtuar një kabinë elektrike e cila shëmton imazhin aq të frekuentuar nga turistë dhe miq. Kundër ndërtimit të kabinës në një vend aspak të përshtatshëm është shprehur në mbledhjen e këshillit bashkiak Blendi Himçi.Këshilltari i opozitës i bën thirrje kryetarit të bashkisë ta spostojë sa më shpejt në një tjetër vend ku të dalin në pah dy monumente që i shërbejnë turizmit dhe historisë së qytetit!

Fjala e plotë e Blendi Himçit!

Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak u diskutua qendra e qytetit e cila lë për të dëshiruar në shumë drejtime. E sikur të mos mjaftonte kjo, në krah të monumentit të “Çamërisë” dhe në anë te Hamamit (një tjetër monument kulture i qytetit tonë) është ndërtuar një kabinë elektrike, që jo vetëm shëmton por degradon në mënyrën më të keqe këto dy vlera monumentale.
A thua bashkia nuk kishte vend tjetër ku të ndërtonte këtë monstruozitet.
I bëj thirrje kryetarit të bashkisë ta spostojë sa më shpejt në një tjetër vend ku të dalin në pah këto dy monumente që i shërbejnë turizmit dhe historisë së qytetit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu