Kadilli mbështet deklaratat e Bujar Nishanit: Veting për pasurinë dhe origjinën politike

0

Kandidati në garën për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, në një intervistë të dhënë nga qyteti i Kukësit komentoi deklaratat e ish-presidentit Bujar Nishani për vetingun e politikanëve.

Kadilli ra dakord me idenë e rihedhur prej Nishanit dhe theksoi se vetingu i politikanëve është i rëndësishëm si për pasurinë personale ashtu dhe për të shkëputur lidhjet e pushtetit me ish-funksionarë që i kanë shërbyer regjimit komunist.

“Çdo propozimi që synon të pastrojë figurën e çdo politikani është i mirëpritur nga ana ime, si për vetingun e pasurive ashtu edhe për origjiën politike nga  vijnë, a kanë implikime me regjimin e shkuar komunist dhe me ngjarje të padëshirueshme. Kur dalin të kërkojnë mbështetje ashtu siç kam dalur unë ka të drejetën e zotit të thotë kush je ti zoti Kadilli. Unë do t’i them  jam një njeri i persekutuar nga regjimi që kam ndërtuar të gjithë karrierën time me duart dhe fuqinë time dhe të familjes time. E gjithë pasuria ime është e ndërtuar nga unë dhe familja ime pa asnjë teprim nga dikush tjetër”, tha Kadilli.

Kujtojmë se ish-Presidenti Bujar Nishani gjatë një fjalimi nga Mati, në një takim elektoral të zhvilluar  në mbështetje të kandidates për kryetare të PD-së për zgjedhjet e 13 Qershorit, Edith Harxhi, deklaroi për kryerjen e një vetingu në politikë.

“Çfarë të bëjmë për të kthyer besimin e njerëzve? Parlament, ligji i parë; vetting, hetim dhe konfiskim i çdo luge dhe piruni që ke ti ke shtëpia si politikan, që nuk e justifikon me paratë që ke marrë në gjithë këto vite. Dhe jo vetëm këta që janë atje, por çfarë kanë qenë, president, kryeministër, minister, deputet, çfarë kanë qenë në 10 vitet e fundit. Nuk e miraton Edi Rama? Referendum. Që kush kanë qenë 10 vitet e fundit njerëz që kanë pasur pushtet, të gjithë në skaner dhe kush nuk e justifikon shtëpinë, llogarinë bankare apo makinën, konfiskim. Po e bën Kosova sot. Të bëhesh vetë pasqyrë dhe objekt i verifikimit, të dalësh vetë i pari në dritën e diellit” tha Nishani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu