Kalojnë semaforin me të kuqe, dy makina përplasen fuqishëm në Fier

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Fierit.

Sipas burimeve të “Infowebtv ”, dy automjetet nuk respektuan semaforët dhe për pasojë u përplasën njëri me tjetrin.

Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale pasi dy automjetet janë dëmtuar shumë në pjesën e përparme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të vendosur rregull pasi në këtë orë ka fluks qytetarësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu