“Kam një makinë modeste, një Ferrari”. Bëri namin në rrjet me deklaratën e tij, kandidati për kryetar komune në Kosovë zbulon kush ia bëri dhuratë

0

“Kam një makinë modeste, një Ferrari”. Kjo është deklarata e kandidatit të komunës së Podujevës, Xhemajl Hasani gjatë një interviste televizive në një debat zgjedhor.

Kandidati i Partisë NISMA për kryebashkiak të Podujevës në Kosovë, u bë menjëherë viral kur tha se makina e tij 70 mijë euro ishte modeste. Ditën e sotme Hasani tha per “Shqipëria Live” se “Ferrarin e ka dhuratë nga familja”.

I pyetur nëse ka bërë shaka apo ishte mjaft serioz me deklaratën, Xhemajli tha: “Unë edhe garën e kam marrë me seriozitet. Edhe në atë debat kam qenë serioz. Një makinë modeste, dhuratë nga familja. E kur më tha çfarë është modeste, thashë Ferrari, pasi për mua çdo mjet është modest. Automjetin e kam dhuratë nga familja, edhe shtëpinë ku jetoj. Dhuratë kam edhe vilat. Jetoj një jetë modeste”, shprehet kandidati i Podujevës.

Ndërsa kur u pyet nëse e ka të deklaruar të gjithë pasurinë, Hasani tha: “Të gjitha i kam të deklaruar, lirisht mund të hulumtoni”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu