“Kam patur dyshime, ja mesazhi që i nisa”, Balluku kujton bisedën me Ramën në 2018 për aeroportin e Kukësit

0

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka kujtuar bisedën me Ramën për aeroportin e Kukësit në vitin 2018.

Balluku kujton se Rama shkroi se Kukësi do bëhej me aeroport ndërkombëtar, por ajo i shkroi një mesazh duke i thënë se është aeroport ushtarak dhe ishte i vështirë për t’u naviguar.

Ajo shton se Rama i tha që do e bëni prandaj nisni nga puna, teksa e pranon se dhe vetë ka patur dyshime nëse aeroporti i Kukësit do të bëhej kaq shpejt.

‘’Edhe mot i uhap sot në Kukës. Ka qenë një punë intensive pasi unë vij nga bota e aviacionit, s’ka shans të bëhet një aeroport më shpejt se kaq. Është bërë me një punë të jashtëzakonshme nga burrat dhe gratë. Pdyshim dhe një grup, të gjithë ata që kontribuan në këtë punë, vepër të rëndësishme. Grup njerëzish që kanë punuar ditë dhe natë.

 

 

Në 2018, Rama shkroi se në Kukës do të ketë aeroport ndërkombëtar. I shkrova se ishte shumë i vështirë për t’u naviguar.

Ai më tha që do e bëni, sepse e di që do e bëni, prandaj nisni nga puna.

Edhe unë kam patur dyshimet e mia, por ja kemi dalë.

Dua të theksoj disa teknikalitete. S’keni asnjë dyshim që avioni është aty, aeroporti është aty, dhe Rama i bën punët mirë.’’- tha Balluku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu