“Kamikazi” ikën nga vendi i aksidentit dhe futet me 144 km/h në autostradë

0

Vijon monitorimi me radar i qarkullimit të automjeteve në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia njofton se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 130 km/h deri në 159 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë. Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 9 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 26 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Një prej drejtuesve të mjeteve të konstatuar me shpejtësi 144 km/h ishte i shpallur alert nga DVP Durrës pasi ishte larguar nga vendi i aksidentit.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, dhe nga Korça deri në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu