Kamionë dhe betoniere, shihni si është shkatërruar rruga dytësore për në Vorë

0

Qarkullimi i kamionëve dhe betoniereve lëvizëse në çdo orë të ditës dhe të natës pa asnjë kufizim ishte kthyer në një problem të mprehtë për banorët e Tiranës. Për këtë arsye, Bashkia e kryeqytetit vendosi disa vite më parë një orar për qarkullimin e tyre.

Në atë kohë u tha se nuk do të tolerohej askush dhe se masat do të ishin të rënda për çdo shkelës, por e vërteta është se një vendim i tillë nuk është respektuar, kjo konstatohet nëpër rrugët dhe lagjet e Tiranës.

Shumë mjete të tonazhit të rëndë qarkullojnë në zona të ndaluara për ta duke shkelur orarin e vendosur nga bashkia. Përveç ndotjes një problem shqetësues ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve të cilët detyrohen shpesh të ecin në rrugë kur bllokohet trotuari nga kamionët dhe mjete te tjera të rënda.

Me fillimin e vitit të ri shkollor, automjetet nga 3.5 ton e deri tek ato me tonazh të rëndë nuk duhet të qarkullojnë në rrugët e brendshme të Tiranës gjatë orëve 07: 00-09:00 të mëngjesit e deri 16:00-18:00 të pasdites.

Mjete të rënda kthehen në rrezik real për kalimtarët. E njëjta gjë ndodh edhe në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Qytetarët kërkojnë të paktën punimet të bëhen natën pasi ndjehen të rrezikuar kur kalojnë në trotuare, ndërsa thonë se janë pagues të taksave në mënyrë të rregullt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu