Kamioni futet mes turmës së komunitetit LGBTQ, ndërron jetë një person, disa të plagosur

0

Një i vdekur dhe dy të plagosur. Ky ka qenë bilanci i një ngjarjeje që ndodhi në Florida të SHBA-ve, ku një kamion u fut në mes të turmës së komunitetit LGBTQ. Mësohet se ky komunitet po mbante një paradë krenarie.

Mjeti ndodhej në radhë bashkë me makina të tjera dhe në një moment u shkëput me shpejtësi duke përplasur pjesëtarët e komunitetit LGBTQ.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm, apo një incident. “Ky është një sulm terrorist ndaj komunitetit LGBT. Nuk është aspak një aksident. Ishte i qëllimshëm, i paramenduar dhe synonte persona specifik”, tha kryebashkiaku Dean Trantalis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu