Kamioni përplasi për vdekjen 7-vjeçaren, familja vendos të dhurojë organet

0

Një 7 vjeçare është përplasur për vdekje nga një kamion në kryqëzimin e rrugëve Grigoriou Lambraki dhe Koutaisi në Nikaia të Greqisë.

Ajo ishte duke ecur së bashku me kushërirën e saj 12 vjeçe, por kaluan në rrugë kur semafori ishte i ndezur jeshil për automjetet, dhe për pasojë kamioni me shpejtësi i përplasi të dyja. 7 vjeçarja humbi jetën në vend, ndërkohë që kushërira e saj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Ne po i bërtisnim shoferit që të ndalonte. Kur semafori u bë i gjelbër, ai u nis, shtypi vajzën e vogël duke i marrë jetën në vend. Edhe vajza tjetër u plagos”, tha një dëshmitar.

Familja e vogëlushes ka marrë vendimin që të dhurojë organet e vajzës për fëmijët e tjerë që janë të sëmurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu