Kanabis, doreza metalike dhe dhunë në familje/ Policia Elbasanit arreston tre shtetas

0

Një 18 vjeçar,E.D., është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit të policisë iu gjet një sasi lëndësh narkotike dhe 2 doreza metalike. Gjithashtu është proceduar penalisht shtetasi Xh.D., i cili ishte drejtuesi i mjetit në të cilin ndodhej 18 vjeçari.

Njoftimi i plotë

Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 18 vjeç dhe proceduan penalisht shtetasin Xh. D., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin Xh. D. dhe pasagjer shtetasin E. D., këtij të fundit iu gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe 2 doreza metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. S., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. V., 35 vjeç dhe E. M., 24 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu